Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, gjatë këtij viti ka korrë suksese të mëdha ndërsa vazhdon të jetë ndër më të dëgjuarat edhe këtë vit.
Ajo solli një sërë projektesh përfshirë edhe albumin e ri të quajtur “Better Mistakes”, i cili njëherësh u prit shumë mirë nga publiku e fansat e 32-vjeçares.
Duke qenë se jemi në fund të këtij viti, ylli nga Dibra ka publikuar statistikat e platformës Spotify për atë se sa herë është dëgjuar dhe në sa vende të botës.
Në bazë të asaj që ka shpërndarë në Instagram, është dëgjuar 953.1 milionë herë nga 90.5 milionë njerëz e po ashtu në 178 vende të ndryshme të botës.
Ndërkaq, orët e shpenzuara nga këta dëgjues për këngët e artistes shqiptare janë plot 44.9 milionë orë.
Kjo duket ta ketë gëzuar pafund artisten, e cila bëri një reagim në Instagram duke falënderuar fansat.
“Faleminderit shumë që më keni përkrahur. Dhe për të gjithë fansat që më kanë ndjekur në këtë rrugëtim. E bekuar”, ka thënë Rexha. /Telegrafi/