Mike Tayson është njëri ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave.
Ai ka realizuar 37 fitore rresht duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Në këtë listë futen edhe emra të sportistëve si Michael Phelps e Usaim Bolt.
Nuk mungo as mbretëresha e tenisit Serena Williams.
Më poshtë mund t’i gjeni sportistët më dominues në sport. / Telegrafi/
Hakuh Sho
Mundësi i sumos është njeriu që ka fituar më shuam ndeshje brenda një vitit (86).
Serena Williams
300 javë në vendin e parë si numër 1. Ka fituar edhe Grand Slamat në të dy kategoritë.
All Blacks
Mbajnë rekordin me më shumë fitore në ragbi (18).
Eddy Merckx
‘Kanibali’ ka fituar pesë tituj të ‘Tour de France’ më shumë se të gjithë.
Michael Phelps
Ai ka fituar 28 medalje në Lojërat Olimpike.
Teddy Riner
Ai ka fituar nën tituj të xhudos nga viti 2000, ndërsa në dy olimpiadat e fundit ka marrë dy medalje të arta.
Mike Tyson
Ai ka fituar 37 meçet e para duke koleksionuar titujt e WBA, WBC dhe IBF në peshat e rënda.
Anita Wlodarczyk
Fituese e çdo gare për hedhje të çekanit që nga viti 2012. Polakja ka thyer gjashtë rekorde.
Usain Bolt
Fituesi i trefishtë i tri garave në 100, 200 dhe 100×4, në Pekin, Londër dhe Rio.
Ronda Rousey
Ajo ka 12 fitore radhazi në UFC që nga nëntori.
Jahangir Khan
Ai ka 555 fitore në mes të viteve 1981 dhe 1985, rekord në sport.
Tan Boon Heong
Shërbimi më i shpejtë në badminton me 493 km/h.