Telegrafi

Sportingu refuzon ofertën e lartë të Tottenhamit për Bruno Fernandesin

Klubi portugez, Sporting Lisbona ka refuzuar një ofertë të lartë nga Tottenham Hotspur për yllin e tyre Bruno Fernandes.

Ylli i Sportingut është një objektiv kryesor për Manchester Unitedit në këtë verë, por rivalët e Tottenahmit kanë dashur t’i rrëmbejnë nga duart.

Sidoqoftë, gazeta portugez A Bola raporton se t Spurs kanë pasur një ofertë prej 70 milionë, e cila është refuzuar nga drejtuesit e Sportingut.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet që mund të ndodhin para se të përfundojë afati kalimtar i transferimeve

Londinezët kishin një udhëtim në Lisbonë për të ofruar personalisht ofertën.

Por, kjo ofertë thuhet se nuk ka arritur çmimin e kërkuar nga klubi portugez për Fernandesin.

Unitedi gjithashtu po merret me kushtet për Fernandes këtë javë, ndërsa transferimi i tij pritet t’i kushtojë mbi 80 milionë euro. /Telegrafi/