Telegrafi

Sportingi i kthen përgjigje Unitedit për Fernandes, Djajt e Kuq duhet ta përfshijnë në ofertë edhe mbrojtësin Rojo

Bruno Fernandes ka arritur prej kohësh marrëveshje me gjigantin anglez Manchester United.

Por problemi mbetet tek dy klubet që ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

United ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e portugezit, por tani Sporting dëshiron të fitojë më shumë.

Gjiganti portugez ka kërkuar nga United që përveç 60 milionë euro në ofertë ta përfshijnë edhe mbrojtësin Marcos Rojo.

Gjithçka është bllokuar këtu, pasi Djajt e Kuq dëshirojnë që ta përfshijnë Rojon, por ta ulin edhe më shumë çmimin e Fernandes.

Gjithsesi mediat angleze kanë raportuar se dy klubet në fund do të arrijnë marrëveshje.

Rojo pritet të rikthehet në Portugali, pasi edhe më parë ka qenë pjesë e Sportingut të Lisbonës.

Fernandes në anën tjetër pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Unitedit ku do të fitojë rreth gjashtë milionë euro pagë vjetore. /Telegrafi/