Site icon Telegrafi

Sporting Lisbona në bisedimet për ta riemërtuar stadiumin ‘CR7 Stadium’ për nder të Cristiano Ronaldos

Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm në futboll për Cristiano Ronaldo, i lindur në Madeira, por që bëri karrierë të madhe me klube si Sporting Lisbona, Manchester United, Real Madridi dhe Juventus.

Nga një adoleshent i dobët me flokë kaçurrele, te një makinë golash dhe gati të përzemërt për çdo tifoz futbolli, sot me 34 vjet në Juventus, po tregon që është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Dhe për të festuar atë që ai i ka dhënë futbollit , klubi i parë i Ronaldos, Sporting Lisbona është në bisedime për ta riemërtuar stadiumin e tyre, sipas pesë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Sipas gazetës portugeze ‘O Jogo ‘, klubi po konsideron riemërtimin e stadiumit ‘Jose Alvalade’ në ‘CR7 Stadium’ ose ‘Alvalade CR7’.

Presidenti i Sporting, Frederico Varandas, raportohet se ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Cristiano Ronaldos për këtë ide. Gjithashtu besohet se anëtarët e bordit tashmë i kanë pranuar planet fillestare.

Edhe ueb faqja italiane CalcioMercato pohon se klubi portugez janë të vendosur që ta mbyllin marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur.

Ish-sulmuesi i Manchester United, tashmë ka një aeroport ndërkombëtar në emër të tij në Madeira, si dhe një muze dhe një hotel.

Nëse kjo ndodh, sigurisht që do të ishte nderi më i madh për të deri tani. Ronaldo gjithashtu ka një statujë në qytet që ka marrë shumë vëmendje të njerëzve.

Statuja ndodhet jashtë muzeut personal të fituesit në Funchal, Madeira. /Telegrafi/   

 

Exit mobile version