Telegrafi

Sporting 0-1 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

Barcelona fitoi ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Kampionëve me rezultat 0-1.

Goli i vetëm në takim erdh nga Sebastian Coates në minutën e 49-të.

Mbrojtësi uruguaian shënoi në portën e tij dhe gabimi i tij i dha klubit katalunas tre pikët e radhës.

Më i miri në takim ishte Lione Messi, edhe pse nota e tij ishte e barabartë me Bruno Fernandes nga Sportingu.

E gjitha kjo pasi argjentinasi i takon skuadrës fituese dhe me harkimin e tij në zonë ishte pjesëmarrës te autogoli i ish-mbrojtësi i Liverpoolit.

Paraqitje të mirë për mysafirët bëri edhe Sergio Busquets, Gerard Pique e Marc-Andre ter Stegen.

Pas kësaj fitore Barcelona prin në Grupin D me gjashtë pikë, ndjekur nga Sportingu dhe Juventusi nga tre pikë. Pa pikë në grup në vendin e fundit është Olympiakosi. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Sportingut:

Notat e lojtarëve të Barcelonës: