Site icon Telegrafi

SPOGj: Nesër protesta përmbyllëse e të gjithë gjykatave në Maqedoni (Video)

Sindikata e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve në Maqedoni, nesër me fillim në ora 11 do të mbajnë protestë masive përmbyllëse para Ministrisë së drejtësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç kanë paralajmëruar në konferencën e sotme për shtyp të SPOGJ, nëse edhe nesër nuk do të realizojnë takim me ministrin e drejtësisë Valdet Xhaferi, që të bisedojnë për kërkesat e tyre për ndryshim të Ligjit për shërbim gjyqësor dhe rritje të pagave, do të kërkojnë dorëheqjen e tij – paralajmërojnë nga sindikata./Telegrafi/

Exit mobile version