Site icon Telegrafi

SPOGJ: Ministri Jashari është i interesuar në çështjet e shërbimeve gjyqësorë, si për borën e vitit të kaluar

Sindikata e punonjësve të administratës, gjyqësorit dhe shoqatat civile (SPOGJ), thonë se janë të habitur nga deklarata e Ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari, në të cilën ai pretendon se kishte dhjetëra takime me sindikalistët, se ai është i informuar për kërkesat e tyre dhe ka paraqitur një dokument deri te qeveria, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne vlerësojmë se ministri nuk po e thotë të vërtetën dhe kjo deklaratë vetëm se e devijon opinionin publik. Që nga ardhja e tij si Ministër i Drejtësisë, deri më tani kemi arritur vetëm katër takime pa asnjë marrëveshje të veçantë, më shumë formale se rezultate substanciale të këtyre takimeve dhe një asgjë e madhe “, thonë nga SPOGJ, duke shtuar se pretendimi se dokumenti është paraqitur në qeveri, Ministri vetëm ik nga përgjegjësia dhe hedh fajin.

“Prandaj ne pyesim ministrin, në qoftë se me të vërtetë i ka dorëzuar një dokument qeverisë, pse nuk e ka informuar SPOGJ-in. Publikishit i bëjmë thirrje për ta publikuar atë dokument, që mund ta shohim edhe ne edhe publiku sesi do të zgjidhet problemi i shërbimeve gjyqësorë. Përderisa nuk vepron kështu, edhe më tej do të na siguroj se është i interesuar në problemet e zyrtarëve të gjykatave, aq si dëbora e vitit të kaluar”, shkruhet në deklaratën SPOGJ. /Telegrafi/

 

Exit mobile version