Sindikata e SPOGJ sot përmes një kumtese e ka përshëndetur zgjedhjen e djeshme të gjykatësve nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publikë dhe ka shfaqur shpresë se me sukses, ndërgjegje, ndershëm, me përgjegjësi, si dhe me përkushtim dhe ligjërisht do ta kryejnë funksionin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësve të sapozgjedhur dhe atyre të avancuar SPOGJ i ka porositur “që të mos harrojnë se nuk janë të punësuarit e vetëm në jurisprudencë dhe se prapa tyre qëndrojnë 2.300 të punësuar, pa të cilët nuk mund ta kryejnë këtë funksion”.
Mes gjykatësve të zgjedhur dje në gjykatat më të larta, të cilët janë avancuar, thuhet në kumtesë, Sindikata e SPOGJ dhe anëtarët e saj, “kanë njohur emra, të cilët në mënyrë të veçantë janë theksuar gjatë grevës në gjykata dhe kanë bërë gjithçka që t’i frikësojnë anëtarët, t’i dënojnë dhe t’i zbrapsin nga mbajtja e grevës.
Nga SPOGJ theksojnë se mes gjykatësve të sapozgjedhur në gjykatat më të larta ka edhe anëtarë të tyre të mëparshëm dhe theksojnë se nuk dëshirojnë të besojnë se “heqja dorë e tyre nga anëtarësimi në Sindikatë pak para përzgjedhjes së tyre është kontribut i veçantë për zgjedhjen e tyre”. /Telegrafi/