Site icon Telegrafi

SPOGJ hedh poshtë propozimin e Ministrisë së drejtësisë për ndërprerjen e grevës

Propozimi i Ministrisë së drejtësisë për ndërprerjen e grevës së administratës gjyqësore, që ka filluar tash e disa javë, është hedhur poshtë nga grevistët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

SPOGJ deklaron se është i papranueshëm një propozim që nuk përmban afate të caktuara dhe që përfshin obligime vetëm për njërën palë. Prandaj sindikalistët kanë dërguar te Ministria e drejtësisë dhe Këshilli gjyqësorë një propozim-tekst me të gjitha vërejtjet dhe kërkojnë një përgjigje, për të filluar bisedimet për çështjet kontestuese të mundshme.

Exit mobile version