Duket ende si Mini, por shumë gjëra tjera i janë ndryshuar
Vitit që vjen, do të jetë shumë i rëndësishëm për makinën Mini, pasi do lansojë një model të ri që është tërësisht elektrik, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë me tri dyer, është pothuajse e njëjta me atë që u prezantua gjatë vitit të kaluar në Frankfurt Auto Show, ndërsa është pjesë e planeve të BMW që të sjellë 12 EV deri në vitin 2025. Prodhimi i Mini EV do të fillojë në punishtet ekzistuese në Oxfor të Britanisë së Madhe, para se të bartet përfundimisht në Kinë.
Ky model është fotografuar nga spiunët që merren me makinat e reja, teksa ishte në fazën e testimit. Po që se krahasohet me paraardhësin me djegie të brendshme, nuk ka dallim në pjesën e jashtme, vetëm se pritet që të ketë përformancë shumë më ndryshe.
Pritet që të huazojë shumë gjëra nga BMW i3, përfshirë edhe motorin që prodhon 184 kuajfuqi, ndërsa lëvizë me një mbushje për 200 kilometra. Në imazhet e shpërndara, shihet edhe një pjesë e enterieri, ku bie në sy timoni me shumë butona, që pritet t’i japë lehtësi të mëdha shoferit. /Telegrafi/