BMW është duke punuar akoma në modelin e ri BMW X3 M. Një prototip i modelit është fotografuar gjatë testimeve në Gjermani.
I kamufluar, vetura është duke u testuar në rrugët afër qendrës së BMW-së jashtë Munichit.
Kompania bavareze është duke u munduar të fshehë dizajnin e automobilit, por në fotografitë e fundit shihet pjesa e gjerë e përparme.
Sa i përket fuqisë, BMW X3 M do të ketë motor 3.0-litërsh TwinPower Turbo me gjashtë cilindra dhe me më shumë se 360 kuajfuqi. Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë do ta arrijë për 4.7 sekonda.
X3 M do të rivalizojë Porsche Macan Turbon dhe Merecedes-AMG GLC 63.