Site icon Telegrafi

Spiunohet BMW X5 i ri, ngjanë shumë si një X7 i zvogëluar (Foto)

Reporterët arritën ta shohin edhe enterierin e X5, që po ashtu kishte ngjashmëri të madhe me X7

Kohëve të fundit, kemi parë mjaft modele të reja nga BMW, teksa testoheshin në rrugë, transmeton Telegrafi.

Imazhet e fundit nga spiunët, tregojnë se si duket 8 Series Coupe dhe Convertible, si dhe një X7 SUV në madhësi të plotë.

Së fundmi, është parë kushëriri ri i këtij të fundit, që është një X5, teksa lëvizte nëpër një rrugë në Gjermani.

Kjo nuk është hera e parë që po shihet ky model, por kësaj radhe shtresa e kamuflazhit është shumë më e lehtë, duke dhënë mundësi të shihet sa më mirë kjo veturë.

Jo çuditërisht, ngjanë shumë me një X7 të zvogëluar, ndërsa dritat e përparme dhe ato të kuqe, si dhe grillin gjigant, i ka tërësisht të njëjta.

Pos ngjashmërisë në pjesën e jashtme, ka shumë elemente të njëjta edhe në enterier.

ie në sy një instrument si komandues, që e ka edhe X7. Pjesën informuese e ka më të madhe, ndërsa pjesa e butonave, ndërruesi i shpejtësive dhe disa pjesë të panelit janë ri dizajnuar.

Ky X5 që pritet të lansohet gjatë vitit që vjen, do të punohet me platformën CLAR, që pritet të jetë më i lehtë dhe më i gjerë, kryesisht në pjesën e qëndrimit të pasagjerëve.

Sipas të gjitha gjasave, do të jetë një 4.4-litra V8 turbo-dyshe, me mundësi të ketë edhe një motor elektrik. Meqenëse është thënë se do të del në shitje në fund të vitit, pritet që së shpejti të bëhet prezantimi zyrtar. /Telegrafi/

Exit mobile version