Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu ka treguar për një kanal të BIA-së në Kosovë ku bën pjesë pos të dyshuarës për “Spiunazh”, Jelena Gjukanoviq edhe të dy të tjerëve, Gajtanoviq dhe Vlajiq.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo është e zbërthyer me argumente, e me fakte, e me institucione palë e palë.
“Ky është një kanal i BIA-s në Kosovë, i zbërthyer sipas zinxhirit. GAJTANOVIC (BIA, Serbia), VLAJIC (Kosovo, north ilegal structures), DJUKANOVIC (Kosovo, OSCE ).
Dhe kjo është e zbërthyer me argumente, e me fakte, e me institucione palë e palë”, ka shkruar Musliu.
Tutje ai ka thënë se të tjerët jo që nuk dihen, por nuk janë ende të zbërthyera për të gjitha institucionet.
“Kur dikush arrestohet për spiunazh, duhet të kuptohet se hetimi për të ka nisur së paku një vit më parë nga prokurori, e së paku, 3 vite më parë nga inteligjenca”.
Ndryshe, Jelena Gjukanoviq dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /Telegrafi/