Site icon Telegrafi

Spitali turk i përgatiti një befasi Big Mamës (Foto)

Big Mama është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare.

Këngëtarja pothuajse para një viti ka bërë një ndërhyrje kirurgjike për të rënë peshë dhe këtë asnjëherë nuk e ka mohuar.

Ajo së fundi ka qëndruar në shtetin turk, ka pasur një kontroll rutinore në spitalin ku e kreun operacionin.

Bigu me këtë rast është takuar me stafin e mjekëve, të cilët i ka falënderuar një nga një duke pohuar se ata ja ndryshuan jetën gjersa ka pozuar krahas një posteri me fotografinë që i kishin përgatitur si befasi spitali.

“11 muaj më parë mora një vendim shumë të rëndësishëm me të cilin rrezikoja jetën që të futem në operacion me qëllim rënien nga pesha. Në foto jam me mjekun i cili më ndryshoi jetën duke më bë një ndryshim drastik si në pjesën fizike ashtu edhe në shëndetin tim”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Big Mama.

Ajo më tutje ka pohuar se ndihet më ndryshe dhe më me pozitivitet e sheh jetën.

“Tashmë ndihem më ndryshe, më pozitive dhe si e shihni foton unë kam pësuar një tjetër pamje që e pasqyron më së miri fotot në vazhdim. Te falënderoj shumë doktor Kerim Guzel”, shkroi më tutje ajo.

Ndryshe, këngëtarja shkupjane ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version