Telegrafi

Spitali “8 Shtatori”: Zjarri nuk ka djegur asnjë dokument të vlefshëm

Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori” përmes një komunikate për media e ka informuar opinionin në lidhje me zjarrin, i cili sot shpërtheu në hapësirat e këtij institucioni shëndetësor publik.

Nga “8 Shtatori” thonë se në hapësirat tek të cilat shpërtheu zjarr nuk është djegur asnjë dokument i vlefshëm, i cili sipas rregullave duhet të arkivohet dhe ruhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me incidentin e mbrëmshëm – zjarr në hapësirat me material arkivues, informojmë opinionin se hapësirat e përfshira nga zjarri ishin të vendosura dokumente të vjetra disa dekada, të cilat gjithashtu ishin lëndë e procedurës për shkatërrim arkivor. Zjarri nuk ka dëmtuar asnjë dokument i cili sipas rregullave, duhet të arkivohet dhe ruhet në afate të parapara sipas ligjit”, thonë nga spitali.

Ndryshe, zjarri shpërtheu mbrëmë në zyrën ku ka pasur material arkivor.

Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se nuk ka pasur persona të lënduar dhe se është shkaktuar vetëm dëm material./Telegrafi/

Lexo po ashtu Shpërthen zjarr në spitalin “8 Shtatori” në Shkup