Telegrafi

Spitalet në Londër cak i sulmeve kibernetike – anulohen operacionet e planifikuara më herët

Spitalet kryesore në Londër kanë deklaruar një incident kritik, pasi një sulmi kibernetik çoi në anulimin e operacioneve dhe ridrejtimin e pacientëve të urgjencës diku tjetër.

Kjo zbatohet për spitalet në partneritet me Synnovis – një ofrues i shërbimeve të patologjisë, transmeton Telegrafi.

Spitali King’s College, Guy’s dhe St Thomas’ – duke përfshirë Royal Brompton dhe Spitalin e Fëmijëve në Londër, Evelina – dhe shërbimet e kujdesit parësor janë në mesin e të prekurve.

Incidenti ka pasur një “ndikim të madh” në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në transfuzionet e gjakut dhe rezultatet e analizave.

Mendohet se ka ndodhur të hënën, që do të thotë se disa departamente nuk po mund të lidhen me një server kryesor.

Disa procedura janë anuluar ose janë ridrejtuar te ofruesit e tjerë të NHS, pasi spitalet përpiqen të përcaktojnë se çfarë pune mund të kryhet në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/