Telegrafi

Spinazzola kaloi te Roma, tani pritet prezantimi i Pellegrinit te Juventusi

Leonardo Spinazzola (Foto: AS ROMA/Twitter)

Leonardo Spinazzola kishte sot (29 qershor) vizitat e tij mjekësore te Roma, ndërsa Luca Pellegrini pritet që nesër t’i kompletojë testet mjekësore te Juventusi.

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje të shpejtë në shkëmbimin e mbrojtësve të majtë, derisa Giallorosët kanë ofruar edhe 10 milionë euro plus.

Spinazzola tashmë i ka përfunduar testet mjekësore me sukses, ku janë publikuar edhe disa fotografi në faqen zyrtare të Romës.

Sipas Sky Sports Italia, për Pellegrinin ishin disa procedura më të gjata, andaj prezantimi i tij pritet të ndodhë nesër (e diel).

Ai pritet të nënshkruajë me Zonjën e Vjetër një kontratë pesëvjeçare, me një pagë që do të jetë rreth 1.3 milion euro në sezon.

Nga ana tjetër, Spinazzola do të përfitojë një kontratë në vlerë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, duke shtuar këtu edhe bonuset, varësisht nga paraqitjet e tij në sezonin e ri. /Telegrafi/