Site icon Telegrafi

Spikeret shqiptare japin lajmet duke ekspozuar gjoksin (Video)

Një televizion i ri në Shqipëri ka zgjedhur që të hyjë në treg duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet provokative e vajzave.

Mbase duke parë se të gjithë mënyrat për të tërhequr audiencën ishin konsumuar, një televizion i ri ka zgjedhur të eksperimentojë me paraqitje seksi të prezantueseve.

Kjo ndodh me “Zjarr Televizion”, ku spikeret e lajmeve shfaqen duke dhënë lajmet më të zhveshura seç duhet, transmeton Shekulli.

Ndërkohë që jemi mësuar t’i shohim serioze spikeret e lajmeve, këto dy prezantuese poshtë xhaketave nuk mbajnë as bluze dhe as reçipeta.

Producentët e këtij televizioni ndoshta kanë zgjedhur këtë mënyrë për të luftuan në tregun e ‘egër’ të medias, duke lënë mënjanë etikën.

Exit mobile version