Telegrafi

“Spidermani pro-jetë”: Aktivisti kundër abortit ngjitet në një kullë 60-katëshe të San Franciskos

Një burrë që e përshkruan veten në profilin e tij në rrjetet sociale si “Spidermani pro-jetë” u pa duke u ngjitur në Kullën 60-katëshe Salesforce në San Francisko të martën në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit, kur një burrë që shihej duke u ngjitur në Kullën Salesforce tërhoqi një turmë shikuesish.

“Gjithçka po shkon mirë, do të doja të kisha pak ujë”, citohet të ketë thënë ndërkohë ai, i cili me arritjen e majës së rrokaqiellit rreth 300 metra të lartë rreth orës 11:00, u arrestua.

I identifikuar si 22-vjeçari Maison DesChamps, ai postoi në historinë e tij në Instagram gjatë ngjitjes.

DesChamps tha se ai kohët e fundit filloi të ngjitej rrokaqiejt për të përhapur mesazhin e tij kundër abortit. /Telegrafi/