Site icon Telegrafi

Spekulohet se Swift është fejuar me Joe Alwyn

Taylor Swift, Joe Alwyn (Foto: Getty Images/Guliver)

Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Joe Alwyn, janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë prej tre vitesh.

Në fillimet e marrëdhënies së tyre ata preferuan të qëndronin sa më larg mediave dhe mesa duket kjo gjë i ndihmoi që të çonin para lidhjen e tyre.

Së fundmi fansat kanë treguar me bindje të plotë se këngëtarja dhe aktori kanë bërë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre duke u fejuar, transmeton KP.

Shkak për këto aludime u bë ballina Vogue, për të cilën ka pozuar në mënyrë tërheqëse. Por një detaj tërhoqi më shumë vëmendjen. Në dorën e saj të majtë ajo mban një unazë, e cila thuhet se mund të jetë e fejesës.

Në fotografi shihet qartë se në dorë ajo mban një unazë, megjithëse ajo nuk është në gishtin e duhur.

Exit mobile version