Telegrafi

Spekulohet se Cristiano Ronaldo është bërë baba i binjakëve nga një nënë surrogate

Cristiano Ronaldo është bërë baba i binjakëve – bëjnë të ditur mediat portugeze.

Dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë të pagëzuar Eva dhe Mateo, kanë lindur të enjten nga një nënë surrogate, thonë njoftimet.

Lexo po ashtu Dy dashuritë e Georgina Rodriguez (Foto)

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim apo mohim të lajmit nga futbollisti apo agjentët e tij, mirëpo disa prej mediave kryesore në Portugali kanë raportuar se lajmi është i vërtetë.

Kujtojmë se Ronaldo në vitin 2010 u bë baba i një djali, Cristiano Ronaldo Jr, i cili po ashtu u lind nga një nënë surrogate.

Binjakët e CR7, i cili është në lidhje me Georgina Rodriguez, thuhet të jenë lindur nga një nënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/