Telegrafi

Spekulohet se Bonucci ka tri opsione për t’u larguar nga Juventusi

Leonardo Bonucci (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Nuk është vetëm Paris Saint-Germaini që e dëshiron mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, pasi thuhet se edhe Manchester City e New York City, janë po ashtu të interesuar.

Duke u mbështetur në raportimin e gazetarit të SportItalia, Alfredo Pedula, tri skuadrat kanë pyetur te Zonja e Vjetër për kartonin e tij, por ende nuk ka diçka konkrete.

Pep Guardiola kishte thënë më parë se e konsideron 32-vjeçarin si njërin nga lojtarët më të mirë në botë, jo vetëm për aftësitë mbrojtëse të tij, por edhe për lojën që e zhvillon në pjesën defensive.

Leonardo Bonucci (Foto: Getty Images/Guliver)

U raportua më parë se PSG i ka ofruar mbrojtësit italian rreth shtatë milionë euro pagë në sezon, por sipas La Gazetta Dello Sport, trajneri Maurio Sarri është takuar me mbrojtësin për ta siguruar atë se është në planet e tij.

Mirëpo, kjo gjë mund të ndryshojë. Me ardhjen e Matthijs de Ligt nga Ajaxi, Bianconerët do të kenë pesë mbrojtës në skuadër, duke përfshirë këtu edhe Meri Demiral.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonardo Bonucci

Ndërkohë, trajneri italian më parë ka punuar me Daniele Ruganin te Empoli, e që natyrisht se atij i është premtuar më shumë minutazh në këtë sezon, por edhe që Sarri e kishte kërkuar atë në kohën e tij kur ishte te Chelsea.

Duke u mbështetur në këto gjëra, Bonucci mund të largohet në këtë verë nga Zonja e Vjetër, pasi edhe këta të fundit mund të heqin dorë nga ai për shkak të moshës që ka. /Telegrafi/