Mediat amerikane raportojnë se Kim Kardashian dhe ylli i NFL, Odell Beckham Jr.m mund të kenë nisur një lidhje romantike.
Një burim ka thënë për podcastin Deux U (transmeton The Mirror) se të ata kanë qenë të pandarë së fundmi dhe se për momentin nuk mund të zbulojë informacione shtesë.
Ndërsa dy të famshmit nuk janë prononcuar në lidhje me thashethemet për lidhjen e pretenduar.
Ndryshe, disa vite më parë, paparacit e kishin fotografuar Odellin me motrën e Kim, Khloe Kardashian. Megjithatë, ajo shpejt i mohoi thashethemet për lidhje.
“Më vjen keq që duhet t’i shkatërroj ëndrrat tuaja. Kur dy njerëz pinë pak dhe flirtojnë, ndërsa fotografët pushtojnë privatësinë tuaj, gjërat mund të duken sikur nuk janë ashtu”, kishte thënë Khloe asokohe.
Kim është nënë e katër fëmijëve nga lidhja me Kanye West, derisa Odell ka një djalë nga lidhja me ish-të dashurën Lauren Wood. /Telegrafi/