Brazili pret që Neymar të jetë gati për miqësoren ndaj Kroacisë në Anfield, teksa sulmuesi tek tash është kthyer në stërvitje të plotë me PSG-në.
Neymar është stërvitur me PSG-në në mënyrë normale në Parc des Princes të enjtën teksa superylli brazilian po i afrohet rikthimit të tij.
Sulmuesi ka qenë jashtë aksionit që prej shkurtit pasi ka pasur nevojë për t’u operuar për një lëndim në këmbë, që e bëri të dyshimtë prezencën e tij në Kupën e Botës.
Neymar pritet që të jetë gati për miqësoren që Brazili e luan ndaj Kroacisë më 3 qëershor dhe 26 vjeçari është shumë afër riukperimit të plotë.
PSG ka postuar një foto të brazilianit në stërvitje, teksa ka mundësi që të luaj edhe ndaj Caenit në atë që do të jetë ndeshja e fundit për trajnerin Unai Emery.
⚽️ @neymarjr is back training on the Parc des Princes and all is well with the world again 😊
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/VM7d4zmWZE
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 17, 2018
PSG ka fituar dopietën e titujve në Francë, atë të kampionit dhe të kupës.
Së fundmi ka pasur shumë spekulime për atë nëse Neymar do të jetë pjesë e Real Madridit, spekulime që ka shumë kohë që po qarkullojnë në mediat e Spanjës.
/Telegrafi/