Ashtu siç është paralajmëruar, Melinda Ademi, ka hyrë në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ka nisur spektaklin e së hënës me një performancë përpara banorëve, teksa interpretoi këngën e re me Bardhin “Mos ma prish”.
Bukuroshja e njohur ka shkëlqyer me paraqitjen, në një fustan të shkurtër argjendi shkëlqyes dhe këmishë të bardhë.
Ajo më pas vazhdoi me interpretimin e disa hiteve të tjera që ka realizuar ndër vitesh, sikur “Melodia” e “A m’ke dasht” me Ledri Vulën.
Kjo ka qenë një surprizë e bukur për konkurrentët, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht për artistë.
Ata kanë kërcyer e janë argëtuar mjaft shumë me këngët e artistes shqiptare.
“Shumë faleminderit banorë. Veç vazhdoni banorë. Jemi kënaqur”, u shpreh Ademi në fund të performancës. /Telegrafi/