Spektakli i natës së sotme (e hënë) ka nisur më ndryshe në Big Brother VIP Kosova 2.
Në natën e parë të Vitit të Ri, ata kanë sjell një surprizë për banorët e për publikun.
Prezantuesit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi kanë hyrë brenda shtëpisë dhe siç shihet do të prezantojnë nga aty.
Kjo ka befasuar konkurrentët dhe ka bërë që të krijojnë një ambient të mrekullueshëm.
Jonida dhe Alaudini janë ulur bashkë me banorët dhe po festojnë këtë ndërrim të vitit.
Duket se do të jetë një natë e mbushur me përplot befasi, ku do të këndojnë e argëtohen. /Telegrafi/