Aktiviteti më i madh automobilistik në Kosovë, është zhvilluar në hapësirën e SHELL në Sllatinë, nën organizimin e Marakli t’Kerreve dhe ONELIFE RALLY.
Në mesin e rreth 80 super-veturave luksoze që ishin pjesëmarrëse, kishte edhe modele milionëshe si Bugatti dhe McLaren, transmeton Telegrafi.
Pas parakalimit të këtyre makinave, ato u parkuan për t’ju dhënë mundësinë të pranishmëve që të fotografohen nga afër. Nuk mungoi as spektakli në fund, me xhiro të shpejta dhe vozitjet në pistë.
Befasi e këtij edicioni, ishte edhe prania e rusit të famshëm nga YouTube, Vitaly Zdorovetskiy i cili entuziazmoi turmën, kur e bëri shenjën e shqiponjës. /Telegrafi/