Telegrafi

Spektakël me shtatë gola, Chelsea mposht Brightonin në një ndeshje ku shënuan edhe transferimet e reja

Chelsea ka vazhduar me fitore në ndeshjet miqësore, teksa ka marrë të dytën radhazi në SHBA ku po kryejnë fazën përgatitore.

Londinezët e kanë mposhtur Brightonin në një ndeshje spektakolare në Philadelphia me rezultat 4-3.

Ka qenë një spektakël i futbollit ku u pa gjithçka, gola, aksione, kartonë dhe atmosferë e zjarrtë nga rreth 70 mijë tifozë të pranishëm.

Lexo po ashtu Pochettino: Kam nevojë për lojtarë të rinj

Për Chelsean kanë shkëlqyer edhe transferimet e reja si Christian Nkunku që realizoi golin e parë në këtë takim, si dhe Nicolas Jackson që realizoi një tjetër dhe bëri dy asistime.

Ylli ukrainas Mukhaylo Mudryk realizoi një gol spektakolar, derisa edhe Conor Gallagher shënoi një tjetër në fitoren e Chelseat 4-3.

Lexo po ashtu E pabesueshme, por e vërtet: Chelsea ka shituar një skuadër plotë yje në këtë afat kalimtar

Tre ndeshjet e radhëz londinezët do t’i zhvillojnë ndaj Newcastle United më 27 korrik, ndaj rivalit lokal Fulham më 30 korrik dhe përballë gjigantit gjerman Borussia Dortmund më 3 gusht. /Telegrafi/