Chelsea ka vazhduar me fitore në ndeshjet miqësore, teksa ka marrë të dytën radhazi në SHBA ku po kryejnë fazën përgatitore.
Londinezët e kanë mposhtur Brightonin në një ndeshje spektakolare në Philadelphia me rezultat 4-3.
Ka qenë një spektakël i futbollit ku u pa gjithçka, gola, aksione, kartonë dhe atmosferë e zjarrtë nga rreth 70 mijë tifozë të pranishëm.
Për Chelsean kanë shkëlqyer edhe transferimet e reja si Christian Nkunku që realizoi golin e parë në këtë takim, si dhe Nicolas Jackson që realizoi një tjetër dhe bëri dy asistime.
Ylli ukrainas Mukhaylo Mudryk realizoi një gol spektakolar, derisa edhe Conor Gallagher shënoi një tjetër në fitoren e Chelseat 4-3.
Tre ndeshjet e radhëz londinezët do t’i zhvillojnë ndaj Newcastle United më 27 korrik, ndaj rivalit lokal Fulham më 30 korrik dhe përballë gjigantit gjerman Borussia Dortmund më 3 gusht. /Telegrafi/