“Derby della Madonina” doli të jetë një ndeshje me shumë emocione, ku në fund u mbyll me rezultat 3-2 në të mirë të Milanit.
Ndeshja nisi më të dy skuadrat që nuk kursyen asgjë, duke vrapuar shumë dhe krijuar raste.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga Interi, ku në minutën e 21-të, Joaquin Correa gjeti në zonë me një pasim Marcelo Brozovicin që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ayskorinho_/status/1566099758174949376
Por vetëm pas shtatë minutash erdhi baraspesha. Sandro Tonali pasoi bukur te Rafael Leao që shënoi me një goditje të bukur për 1-1.
😍 @RafaeLeao7 GETS US LEVEL!https://t.co/zDc9FPsOQG
— SempreMilan (@SempreMilanCom) September 3, 2022
Pjesa e parë përveç raste dhe golave, solli edhe tensioni mes lojtarëve herë pas here.
Milani e nisi më mirë pjesën e dytë duke rrezikuar që në start me Theo Hernandez, por goditja e tij shkoi mbi portë.
Në minutën e 54-të, Milani mori epërsinë. Një pasim në zonë nga Leao gjeti Olivier Giroudin, i cili gjuajti me të parën për të shënuar për 2-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1566112701683736577
Kuqezinjtë morën lojën tërësisht në dorë pas epërsisë, duke gjetur edhe golin e tretë pas disa minutash.
Kësaj radhe Leao mori në top jashtë zonës dhe tregoi aftësi të jashtëzakonshme individuale, duke ‘fshirë’ nga loja dy mbrojtës të Interit dhe i vetëm përballë Handanovic shënoi për 3-1.
Rafael Leao!!!! What a goal https://t.co/1iOrOQaUzF
— a. (@lapulgaprop_) September 3, 2022
Simone Inzaghi bëri disa ndryshime duke futur në lojë Edion Dzekon, gjë që foli e qëllua.
Një aksion i bukur nga e majta në minutën e 67-të, Darmian harkoi përtokë në zonë duke gjetur Dzekon që shënoi për 3-2, duke e hapur sërish lojën.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1566116081563049985
Pas këtij goli Interi kishte lojën në dorë, po ashtu edhe rastet.
Lautaro Martinez provoi në minutën e 71-të, por pa sukses, ndërsa pas tij në minutën e 77-të, Hakan Calhanoglu gjuan furishëm nga distanca, por portieri Mike Maignan bëri pritje të madhe.
Zikaltërit tentuan deri në fund ta gjejnë golin e barazimit, por nuk ia arritën.
Milani merr vendin e parë në renditje me këtë fitore, ku më 11 pikë ka lënë pas Atalanta dhe Romën që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Intreri është i pesti me 9 pikë, aq sa ka Juventusi. /Telegrafi/