Telegrafi

Spektakël nga Aguero dhe Sterling, City me goleadë ndaj Atalantas

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City ia ka shënuar pesë gola Atalantas, ndërsa e ka pranuar një, në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Etihad Stadium.

Të parët shënuan mysafirët me golin e Ruslan Malinovsky të realizuar nga pika e bardhë (28′), porse me dy gola të shpejtë (34′ dhe 38′), Sergio Aguero e përmbysi rezultatin.

Raheem Sterling shënoi het-trik në pjesën e dytë (58′, 64′ dhe 69′) për ta vulosur fitoren e skuadrës angleze.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kjo është fitorja e tretë nga po aq ndeshje të Manchester Cityt në Grupin C dhe është lider me nëntë pikë të arkëtuara.

Atalanta nuk ka arritur asnjë fitore në tri ndeshjet e para, ashtu që qëndron në fund të tabelës pa pikë.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Nuk ishte një mbrëmje e mirë për mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti, pasi skuadra e tij pranoi pesë gola. /Telegrafi/