Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në AT&T Center mes San Antonio Spurs dhe Oklahoma City Thunder.
Ndeshja ka përfunduar vetëm pas vazhdimeve me fitore të San Antonios me shtatë pikë diferencë 154:147.
Më meritori për këtë fitore të Spurs padyshim se ishte alo qendra LaMarcus Aldridge që shënoi 56 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.
Për 33-vjeçarin ky ishte një rekord personal në karrierën e tij, pasi më parë nuk kishte arritur të shënonte kaq shumë pikë.
Paraqitje të mirë për Spurs pati edhe Derrick White me 23 pikë e tetë kërcime, ndërsa Belinelli e përmbylli ndeshjen me 19 pikë.
Russell Westbrook pati një paraqitje brilante në këtë sfidë me 24 pikë, 24 asistime e 13 kërcime, por që nuk i ndihmuan skuadrës së tij të arrijë fitore.
Me lojë të mirë tek Thunder u dallua edhe Paul George që shtoi 30 pikë.
Fitorja ndaj Thunder, e ngrit San Antonion në pozitën e gjashtë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Oklahoma mbetet e katërta. /Telegrafi/
Rezultatet:
San Antonio Spurs – Oklahoma City Thunder 154:147
Miami Heat – Boston Celtics 115:99
Denver Nuggets – LA Clippers 121:100
Sacramento Kings – Detroit Pistons 112:102