Telegrafi

Spektakël në ‘Signal Iduna Park’ – përballjen e pestë golave e fiton Borussia Dortmundi me rikthim të jashtëzakonshëm

Borussia Dortmund - Inter . (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

Borussia Dortmundi dhe Interi kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve, në një ndeshje që u shënuan pesë gola dhe në fund fitues dolën gjermanët (3-2).

Realisht Interi ishte shumë më i mirë në pjesën e parë, duke rrezikuar shumë herë, por as gjermanët nuk mbetën keq me raste.

Ishte Lautaro Martinez që shënoi që në minutën e 5-të duke e paralajmëruar spektaklin (1-0).

Festa e Inter pa golit . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Dortmund u mundua të reagojë me  Mario Gotzen, por që nuk arriti të shënojë.

Në fund të pjesës së parë ishte Mattia Vecino që arriti të shënojë gol pas një aksioni të nderuar mirë nga Interit (2-0).

Pjesa e dytë doli të jetë e jashtëzakonshme sa i përket Dortmundit.

Ndeshjen e hapi Achraf Hakimi pas një pasimi të bukur nga Gotze në minutën e 51-të.

Achraf Hakimi . (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Sulmet e pandalshme të Dortmund e sollën barazimin në minutën e 64-të kur Julian Brandt shënoi brenda zonës për 2-2.

Hakimi që ishte në formë të jashtëzakonshme arriti të shënojë golin që ia solli epërsinë (3-2), Borussia Dortmundin në minutën e 77-të.

Festa e lojtarëve të Borussia Dortmund . (Photo by Jörg Schüler/Getty Images)

Deri në fund Interi tentoi ta barazojë rezultatin, por që nuk arriti.

Me këtë fitore Borussia ka shtatë pikë, ndërsa Interi mbetet i treti me katër pikë. /Telegrafi/