Përballja mes Lazios dhe RB Salzburgut në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës, ka rezultuar një spektakël i vërtetë, ku u shënuan gjashtë gola, ndërsa në fund fitues dolën italianët duke triumfuar me rezultat 4-2.
Ndeshja filloi me gol, pasi në minutën e tetë shënoi Senad Lulic, pas një pasimi të Dusan Basta.
Ishte pikërisht serbi Basta që në minutën e 28-të shkaktoi penallti. Nga pika e bardhë i saktë ishte mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, i cili e mposhti Thomas Strakoshën.
Festa e tij më shqiponjë e bëri edhe më madhështor golin.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultate edhe pse Lazio kishte një rast të mirë në fund të ndeshjes.
Marco Parolo shënoi me të filluar pjesa e dytë në minutën e 49-të.
Por spektakli nuk kishte fund, pasi në katër minuta u shënuan tri gola.
Mysafirët barazuan me Takumi Minamino në minutën e 72-të për 2-2.
Felipe Anderson e ktheu epërsinë në minutën e 74-të në 3-2, ndërsa pas dy minutash shënoi edhe Ciro Immobile për 4-2.
Deri në fund më nuk kishte gola dhe Lazio merr një rezultat të mirë për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/
https://twitter.com/FrSerieAGoals/status/981979185567686657
https://twitter.com/footbieES/status/981989662343483394
https://twitter.com/footbolvids2/status/981995946992128000