Site icon Telegrafi

Spektakël në ‘Emirates’ pas 45 minutave të para: Arsenal po udhëheq ndaj Liverpoolit

Arsenali po udhëheq me rezultat 2-1 pas 45 minutave të para ndaj Liverpoolit në derbin e xhiros së nëntë në elitën e futbollit anglez.

Ndonëse të dyja ekipet po përballen me disa mungesa, kjo nuk ndikoi aspak në ritmin e lojës që ishte i kënaqshëm pas pjesës së parë.

Të parët që gjetën golin ishin vendasit të cilët realizuan për rezultatin 1-0 në minutën e nëntë me Bukayo Saka.

Liverpooli pati një rast të mirë shënimi në minutën e 15-të me Mohamed Salah i cili nuk e shfrytëzoi siç duhet gabimin e Mikel Merinos.

Për të vendosur baraspeshën në këtë derbi u përkujdes Virgil Van Dijk i cili me kokë shënoi për 1-1 në minutën e 18-të.

Në minutën e 32-të Gabriel Martinelli u rrëzua brenda zonës dhe vendasit kërkuan penallti, por VAR-i konfirmoi se nuk kemi të bëjmë me asgjë të parregullt.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Mikel Merino arriti të shënojë për ta rikthyer epërsinë e Arsenalit në 2-1.

Duke marrë parasysh ritmin e të dyja skuadrave gjatë kësaj pjese, atëherë mund të themi se do të ketë gola edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes./Telegrafi/

Exit mobile version