Telegrafi

Spektakël në derbin e madh argjentinas Boca – River: Gol fantastik, festë e çmendur, shumë kartonë dhe ndërhyrje horror nga Marcos Rojo

Boca Juniors ka arritur ta fitoj derbi më të madh argjentinas ndaj River Plate.

Pas 90 minutave rezultati ishte 1-0 në të mirë të skuadrës vendase që vazhdoi ecurinë e rezultateve pozitive duke marrë fitoren e katërt radhazi.

Ka qenë një ndeshje fantastike, ku pati atmosferë të jashtëzakonshme, gol të bukur, përplasje mes futbollistëve, 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi argjentinas Dario Benedeto në minutën e 65-të.

Pas golit të shënuar ka qenë një festë e paparë nga futbollistët e Boca Juniors që u ngjitën në telat e tribunës për të festuar së bashku me tifozët.

Festa e futbollistëve të Bocas është bërë virale në rrjetet sociale duke u shpërndarë shumë.

Nuk munguan edhe përplasjet mes futbollistëve të dy skuadrave.

Derisa krejt në fund të ndeshjes Marcos Rojo u përkujdes për një ndërhyrje horror ku edhe mori karton direkt të kuq. /Telegrafi/