Site icon Telegrafi

Spektakël në Bernabeu në 45 minutat e parë: Real Madridi më dominues, por ‘çunat’ e Barcelonës të mahnitshëm

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Barcelonës në El Clasicon që po zhvillohet në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Ndeshjen më mirë e nisën Los Blancos, duke krijuar më shumë dominim, por edhe shanse për gol.

Rasti i parë serioz u krijua nga Vinicius Junior në minutën e 23-të, por që goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Barcelona po ashtu kishte momentet e saj me anë të Lamine Yamal, Raphinhas dhe Inigo Martinez, por që të tre nuk i shfrytëzuan rastet.

Është duke u zhvilluar një lojë me një ritëm tejet të lartë, që premton gola së paku në 45 minutat e dytë.

Të dy skuadrat janë në top formë, sidomos nga dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, andaj po luftojnë sonte për pikët e plota. /Telegrafi/

Exit mobile version