Telegrafi

Spektakël në 45 minutat e para në Camp Nou, katër gola të shënuar – Barcelona me një hap në çerekfinale

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Barcelona e ka dominuar Napolin pas 45 minutave të para të zhvilluara në Camp Nou.

Katalunasit e kanë filluar takimin fuqishëm dhe pas 45 minutave kanë epërsi të lartë prej tre dy golave 3-1.

Vetëm pas 10 minutave lojë katalunasit gjetën golin e epërsisë, kur shënoi qendërmbrojtësi Clement Lenglet pas asistimit nga Ivan Rakitic.

Barcelona nuk u ndal dhe 13 minuta më vonë shënoi një gol tjetër, ku kësaj radhe realizoi i pandalshmi Messi një gol të bukur.

Kapiteni i Barcelonës realizoi edhe në minutën e 30-të, por që ky gol u anulua nga VAR për shkak të prekjes me dorë.

Barcelona. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ishte minuta e fundit e pjesës së parë kur katalunasit fituan penallti, të cilën në gol e shëndroi Luis Suarez për 3-0.

Në aksionin vijues, skuadra italiane Napoli fitoi penallti, ndërsa i saktë nga 11 metra ishte Lorenzo Insigne për rezultatin 3-1.

Katalunasit në tërësi e dominuan kundërshtarin në këto 45 minutat e para, duke krijuar më shumë raste shënimi dhe duke kontrolluar ndeshjen.

E vetmja gjë që shkoi përshtati Napolit ishte posedimi i topit, pasi skaudra italiane e mbajti atë më shumë 48-52%.

Me këtë epërsi, Barcelona duket shumë afër kalimit në çerekfinale, duke marrë parasysh se ndeshja e parë në Sao Paolo përfundoi 1-1. /Telegrafi/

Goli i tretë i shënuar nga Messi që u anulua nga VAR