Telegrafi

Spektakël golash në Gjermani: Real Madrid e përmbyll me fitore fazën e grupeve

Real Madrid ka fituar me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Union Berlinit, ndeshje kjo e cila ishte e fundit e fazës së grupeve.

Madrilenët e nisën furishëm ndeshjen duke dominuar me posedim të topit ashtu edhe me raste për gol.

Rasti i parë serioz në pjesën e parë për mysafirët ishte në minutën e 16-të, kur Joselu goditi shtyllën pas një goditje me kokë.

Modric e humbi penalltinë në minutën e 45-të pas pritjes fantastike të portierit vendas dhe menjëherë në aksionin e radhës, Union Berlini shënoi për 1-0 me anë të Kevin Volland pas një gabimi të David Alabas.

 

Me epërsi minimale të Union Berlin përfundoi 45 minutëshi i parë i kësaj sfide.

Real Madrid barazoi shifrat në minutën e 61-të përmes Joselus i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Rodrygos.

Los Blancos kompletuan rikthimin e rezultatit në minutën e 74-të, ku përësri autor i golit ishte Joselu që realizoi për 2-1, kësaj radhe pas asistimit të Fran Garcias.

Union Berlin barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 85-të me anë të çekut Alex Kral i cili bëri një goditje të fuqishme të cilën nuk mundi ta ndal Kepa Arrizabalaga.

Kur dukej se sfida do të përfundonte me rezultat të barabartë, në skenë doli Dani Ceballos i cili shënoi për 3-2 në minutën e 88-të.

Me këtë fitore Real Madridi e përmbyll fazën e grupeve me rekord të qindtë për qindtë të fitoreve për herë të parë pas disa vitesh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore