Telegrafi

Spektakël me gjashtë gola në miqësoren mes Barcelonës dhe Manchester Cityt

Barcelona dhe Manchester City kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në ‘Camp Nou’ e cila është mbyllur me rezultat 3-3.

Kjo sfide u zhvillua për personat që vuajnë nga sëmundja e ASL, pasi ish portieri dhe trajneri i Barcelonës, Juan Carlos Unzue, vuan nga kjo sëmundje.

Ndeshja nisi me një gol të Julian Alvarez, i cili shënoi në minutën e 21-të.

Nuk vono shumë dhe Barcelona barazoi me Pierre Aubameyang, që shënoi me një volej të bukur.

Në pjesën e dytë ishte sërish Barcelona që shënoi gol.

Frenike De Jong e dërgoi rezultatin në 2-1 në minutën e 66-të të takimit.

Pas katër minutash, Cole Palmer baraspeshoi shifrat në 2-2.

Memphis Depay shënoi për 3-2 në minutën e 79-të dhe pritej që kjo ndeshje të mbyllej me këtë gol.

Por Man City fitoi penallti në kohën shtesë me Erling Haaland, ndërsa nga pika e bardhë shënoi Riyad Mahrez për 3-3.

Një spektakël futbolli ku Pep Guardiola u kthye në Cam Nou, ndërsa përballë kishte Xavin të cilin e kishte futbollist kur shkuan së bashku historinë me klubin blaugrana. /Telegrafi/