Telegrafi

Spektakël me foto dhe premtime të rrejshme se do të luaj për Kosovën, Andi Zeqiri ndodhet në listën e Zvicrës

Sa shumë spektakël, sa shumë premtime, por në fund e sheh vetën në listën e Përfaqësueses U21 të Zvicrës.

Andi Zeqiri i ka thënë disa herë ‘Po’ Kosovës dhe presidentit Agim Ademi i cili është takuar me të në Zvicër.

Edhe prindi i lojtarit deklaroi se Andi do të luaj për Dardanët, por e vërteta është krejt ndryshe.

U tha se ka dy ndeshje të rëndësishme me Zvicrën U21 në shtator dhe se në tetor do t’i bashkohet Kosovës, por kjo gjë nuk do të ndodh.

Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve, e në të nuk ndodhet Andi Zeqiri.

Nga ana tjetër Përfaqësuesja e Zvicrës U21 ka publikuar listën për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Lihtenshtajnit e në këtë listë ndodhet Andi Zeqiri.

21-vjeçari shkëlqeu me Laussanen në Zvicër para transferimit te Brightoni në Angli, por ai ende nuk ka vendosur përfundimisht se për kë do të luaj.

Do të ishte mirë që Andi sa më shpejtë të marrë vendimin përfundimtar, pasi tifozët kosovarë nuk e meritojnë një maltretim të tillë nga ai.

Gjithsesi vlen të theksohet se përveç Zeqirit që ka bërë premtime në listën e Zvicrës U-21 janë edhe Amir Saipi, Toni Domgjoni, Betim Fazliji, Kastriot Imeri dhe Bastien Toma. /Telegrafi/