Site icon Telegrafi

Spektakël dhe raste të shumta, por heshtin rrjetat në gjysmën e parë në Bernabeu

(Foto: Getty Images)

Real Madridi dhe Liverpooli janë duke zhvilluar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Santiago Bernabeu.

Ishin 45 minuta fantastike, në të cilën u regjistrua lojë e hapur, dinamike dhe raste të njëpasnjëshme nga të dyja palët.

Darwin Nunez pati një prej rasteve të para në ndeshjen, mirëpo Thibaut Courtois ia mohoi golin.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Në anën tjetër, Los Blancos rrezikuan përmes Vinicius Junior, derisa goditja e frikshme e Eduardo Camavingas u devijua dhe me një prekje të Alisson u përplas në transversale.

Pasoi një goditje tjetër e jashtëzakonshme nga Luka Modric, e cila shkoi shumë pranë mbi portë.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Sërish në anën tjetër i rrezikshëm u tregua Nunez, mirëpo sërish në vend ishte Courtois për t’ia mohuar golin.

Kujtojmë që Real Madridi ka fituar me rezultat 5-2 në ndeshjen e parë në Anfield, ashtu që Liverpooli duhet të krijojë së paku epërsi prej tre golash për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. /Telegrafi/

(Foto: PA/Getty)
Exit mobile version