Site icon Telegrafi

Spektakël në parket dhe tribuna, Trepça udhëheq ngushtë ndaj Prishtinës

Trepça e Sigal Prishtina po përballen në Gjakovë në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Palestra “Shani Nushi” është e stërmbushur me shikues dhe atmosfera e krijuar deri më tani është e jashtëzakonshme.

Pas pjesës së parë, që kishte edhe rikthime në rezultate, Trepça po udhëheq me tri pikë epërsi, 38:35.

Drilon Hajrizi po e udhëheq Trepçën me 12 pikë e katër kërcime.

Ndërsa në anën tjetër, Donte Clark është më i miri te Prishtina deri më tani me 12 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Pjesa e dytë premton spektakël po ashtu, pasi të dy skuadrat nuk do të lëshojnë lehtë trofeun. /Telegrafi/

Exit mobile version