Site icon Telegrafi

“Spectre”, filmi më i gjatë që është bërë ndonjëherë për Bondin (Video)

Filmi i ri për agjentin britanik, James Bond, do të zgjasë rreth tre orë – bën të ditur Metro.

Sipas njoftimit, filmi i titulluar “Spectre” do të zgjasë saktësisht 160 minuta. Nëse ndodh kështu, atëherë ky do të jetë filmi më i gjatë që është bërë ndonjëherë për ‘007’.

Për çështje krahasimi, kujtojmë që “Skyfall” ka zgjatur 143 minuta, “Casino Royale” 145 minuta, kurse “On Her Majesty’s Secret Service” nga viti 1969 ka zgjatur 142 minuta.

“Spectre” do të jetë filmi i 24 për James Bondin, ndërsa në rolin kryesor do të jetë sërish Daniel Craig. Aty aktrojnë edhe yjet tjera, si Christoph Waltz, Lea Seydoux, Monica Bellucci e Andrew Scott.

Këngëtari anglez, Sam Smith, do ta këndojë temën e këtij filmi të titulluar “Writing’s On The Wall”.

Filmi i ri për agjentin sekret do të fillojë shfaqjet në kinema nga muaji tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version