Sekretarja administrative e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka thënë se në aktakuzën e konfirmuar ndaj Kadri Veselit janë dhjetë pika, gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër pika për krime lufte.
“Veseli akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave. Këto krime u kryen në prill të vitit 1998″, tha ajo.
Ajo ka shtuar më tej se këto krime pretendohen të jenë kryer në disa lokacione në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore.
Seanca ndaj Veselit ka filluar rreth orës 15:00. /Telegrafi/