Telegrafi

Specialja sot ia kthen OVL-UÇK-së materialet që i kishte konfiskuar para gjashtë muajsh

Zyrtarët e Prokurorisë Speciale sot pritet të kthejnë materialin e konfiskuar gjatë bastisjes në selinë qendrore të OVL- UÇK.

Kështu ka bërë të ditur u.d i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, transmeton Telegrafi.

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”, ka thënë ai.

Klinaku ka bërë të ditur se tashmë kanë autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së që t’i marrë pajisjet.

“Ne kemi autorizuar avokatin e OVL të UÇK-së z.Tomë Gashi, i cili nesër, në kohën e lartëshënuar, do të shkoi në zyret e Prokurorisë Speciale të Hagës, që janë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, që t’i marrë pajisjet tona. Prokuroria Speciale në Hagë, duhet të jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/