Site icon Telegrafi

Specialitet italian: Lazanje me kungullesha dhe djathë

Specialitet vërtet i shijshëm me kungullesha dhe tri lloje djathërash. Lazanja, të cilën të gjithë e preferojnë, shndërrohet në diçka të re, shije e këndshme!

Përbërësit:

– 600 g kungullesha
– 50 g gjalpë
– 1 lugë e vogël erëza,
– Piper i bardhë,
– 12 fletë lazanje
– Kripë,
– 100 g gorgonzolë,
– 50 g mocarellë,
– 15 g parmezan.

Për salcë beshameli:

– 50 g gjalpë,
– 50 g miell gruri të bluar egër,
– 1 l qumësht
– 1 lugë e vogël piper të bardhë,
– Kripë.

Përgatitja:

Kungulleshat lani dhe grini për së gjati në feta të holla. Fërgoni në gjalpë, qitni erëza dhe hiqeni nga zjarri.

Lazanjen zieni në ujë me kripë (2-3 minuta), në të cilën keni qitur disa pika vaj që fletët të mos ngjiten, apo përdorni lazanje që nuk zihen.

Për salcë beshameli, në gjalpë ngadalë fërgoni miellin. Gradualisht qitni qumësht të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht derisa të përftoni përbërje të dendur të lëmuar. Shtoni erëzat, qitni piper dhe sipas nevojës qitni kripë.

Në fund të enës rezistuese ndaj zjarrit (30 x 19 cm) qitni pak beshamel, radhisni një radhë lazanje, mbi to shpërndajini beshamelin, kungulleshat, mocarellën e grirë në rende apo gorgonzolen e grirë.

Në to qitni fletët e lazanjës dhe përsëriteni procedurën, ashtu që në fletën e fundit të lazanjes të qitni beshamelin, djathin e grirë në rende dhe parmezanin.

Piqni rreth 25 minuta në furrë të ngrohur në 220 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version