Derbi më i madh i basketbollit kosovar, El Clasico mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, është kthyer edhe sivjet në formë.
Derbi që u mbajt në Mitrovicë sivjet ku fitoi Prishtina, e ku gjithçka shkoi mirë dhe pa incidente. Në fakt, në ndeshjen e këtij sezoni Plisat nuk udhëtuan fare në Mitrovicë.
Por, në finalen e Kupës së Kosovës që u mbajt në prill të vitit 2010, nuk shkoi gjithçka mirë. Kjo ishte hera e fundit kur Plisat udhëtuan në palestrën Minatori, pra plot gjashtë vjet tifozët e basketbollit nga KB Prishtina nuk shkuan në Mitrovicë.
Hera e fundit kur ka ndodhur kjo u përshkua me incidente, tensione dhe përleshje. Teksa dyja tifogrupet grumbulloheshin për spektakël, hedhja e gjësendeve dhe tensionet u vërejtën në start të takimit.
Kulmi i tensioneve u shënua kur një mjet piroteknik nga tribuna u hodh në drejtim të tribunës qendrore të Minatorit, e ku aty u përshkallëzua konflikti dhe hedhja e gjësendeve nga njëri tabor në tjetrin.
Mbetet të shihet nëse do të rikthehen përballjet e nxehta në basketbollin kosovar dhe kur do të ndodhin udhëtimet e ndërsjella të tifozerive. /Telegrafi/