Sezonit veror të klipeve nga estrada, i është shtuar edhe një bashkëpunim.
Këtë herë bëhet fjalë për reperët Special I dhe Nien, si dhe këngëtarin e njohur nga Gjilani, Faton isufi, të cilët kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të re.
“Po shkëlqen” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është punuar Special I, i cili ka shkruar gjithashtu tekstin në bashkëpunim me Nien.
Ana vizuele e projektit i është besuar 2 Production, të cilët i kanë sjellë treshen në një klip të freskët veror dhe me ngjyra.
Ky bashkëpunim, duket të jetë një nga këngët që pritet të “godasë” te publiku. /Telegrafi/